”Dua të ndërpres kontratën time”, Flik zyrtarizon largimin nga Bajerni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2021 | 18:29

”Dua të ndërpres kontratën time”, Flik zyrtarizon largimin nga Bajerni

Hansi Flik ka kërkuar shkëputjen e kontratës me skuadrën e Bajernit të Mynihut.

flik

‘’Unë dua të ndërpres kontratën time, ja komunikova klubit sot. Ishte e rëndësishme për mua që ata ta mësonin këtë gjë’’, ishin këto fjalët e trajnerit gjerman, pas ndeshjes së sotme ku skuadra e Bajernit triumfoi me rezultatin 2-3 ndaj Volfsburgut.

Rezultatet jo të mira ndeshjet e fundit, eliminimi nga Champions-i dhe përplasjet me drejtorin sportiv Salihamixhiç janë arsyet kryesore që trajneri gjerman ka shkuar drejt këtij vendimi.

Flik është përfolur gjithashtu se do të jetë zëvendësuesi i Joakim Lëvit në kombëtaren gjermane, ndërkohë që emri më i përfolur për zëvendësuesin e 56-vjeçarit tek Bajerni është ai i Masimiliano Alegrit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"