“Dua të luaj në Premier Ligë dhe me Shqipërinë”, Dobra: Idhulli im është Mesi, i rishikoj ndeshjet e mia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2020 | 14:18

“Dua të luaj në Premier Ligë dhe me Shqipërinë”, Dobra: Idhulli im është Mesi, i rishikoj ndeshjet e mia

Futbollisti i Shqipërisë U21 Armando Dobra ëndërron të luajë në Premier Ligën Angleze si të debutojë së afërmi me ekipin e parë të Shqipërisë. Në një intervistë për rubrikën “Talenti Shqiptar” në faqen zyrtare të FSHF-së, mesfushori me tipare sulmuese i i Ipsuiç Taunit tregoi se ka idhull yllin e futboll botëror Lionel Mesin.
dobra-1024x682
Më tej, ai tregon se golat që kujton gjithmonë është ia në debutim me ekipin e  tij Ipsuiç Taun dhe goli në eliminatoret e Europianit me Shqipërinë U21 kundër Greqisë.

“Lindja e pasionit për futbollin – Im atë ka qenë gjithmonë një tifoz i madh futbolli. Prej tij në fakt nisa ta pëlqej edhe unë futbollin qysh në moshë të vogël. Mbaj mend që shkonim shpesh në park dhe luanim bashkë me top që kur kam qenë 4-5 vjeç.

Shqipëria U21 dhe Ipsuiç Taun – Mendoj se kemi një grup mjaft të mirë lojtarësh, jam ndjerë mirë duke filluar që nga dita e parë e grumbullimit. Kemi një grup shumë të talentuar dhe mendoj se mund të bëjmë gjëra të mirë bashkë. Gjithashtu, edhe trajneri Bushi më ka mbështetur shumë gjatë gjithë kohës, në seanca stërvitore dhe në ndeshje dhe më tregoi se donte shumë të isha pjesë e skuadrës së tij. Më ka ndihmuar shumë dhe i jam mirënjohës për këtë.

Sa i përket klubit, mendoj se jam paraqitur vazhdimisht mirë me Ipsuiç-in, kam luajtur me skuadrën e parë dhe kam shënuar gola madje para disa javësh. Shpresoj shumë që të vazhdoj të bëjë paraqitje sa më të mira edhe këtë sezon dhe të forcoj pozitat e mia në skuadër.

Emocionet e ftesës dhe debutimit me Shpresat – Marrja e ftesës për të luajtur me ekipin Kombëtar U-21 të Shqipërisë ishte një ëndërr e bërë realitet. Jam ndjerë shumë krenar kur luajta ndeshjen e time të parë me ngjyrat kuqezi dhe do ta mbaj mend përgjithmonë atë ndjesi krenarie që përjetova.

Vlerësimi për veten – Po, i rishikoj gjithmonë ndeshjet e mia në mënyrë që të nxjerr konkluzione se çfarë mund të përmirësoj pas çdo ndeshjeje. Sepse duhet të përmirësohesh gjithmonë nëse do të arrish majat. Ka raste kur jam shumë kritik për veten, sepse dua të bëj gjithnjë më të mirën në fushë.

Golat më të rëndësishëm – Sa i përket klubit, ishte momenti kur shënova ndaj Luton në ndeshjen e debutimit. Nuk kishte ku të shkonte më mirë se kaq. Ishte fantastike të shënoja gol që në ndeshjen time të parë me Ipsëich Toën.

Ndërsa me Kombëtaren U-21, momenti më i bukur ishte kur shënova gola me ndaj Greqisë në ndeshje zyrtare për eliminatoret e Evropianit. Ka qenë një moment i jashtëzakonshëm krenarie për mua dhe nuk do ta harroj kurrë.

Sakrifica më e madhe – Sakrifica ime më e madhe ishte largimi nga familja për t’u transferuar në Ipsëich. Ka qenë e vështirë për mua të jetoja larg shtëpisë time dhe familjes, por isha i vendosur për të ndjekur ëndrrën time dhe e mora pa u menduar gjatë këtë vendim.

Objektivat për të ardhmen – Synimi im për të ardhmen që të bëhem një lojtar titullar i rregullt te Ipsëich Toën. Ëndërroj gjithmonë që të luaj një ditë në Premier Ligën angleze si edhe të debutoj me Kombëtaren A të Shqipërisë.

Idhulli i tij – Unë nuk kam një idhull në Kombëtaren shqiptare për të qenë i sinqertë, por idhulli im në futboll është Lionel Mesi”, shprehet Dobra.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"