“Dua të luaj në parket me të”, LeBron Xhejms tregon ëndrrën e tij, dëshiron të luaj me…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 8, 2022 | 13:38

“Dua të luaj në parket me të”, LeBron Xhejms tregon ëndrrën e tij, dëshiron të luaj me…

Ylli i Los Anxhelos Lejkërs, LeBron Xhejms, ka zbuluar se dëshiron që djali i tij Broni, të jetë pjesë sa më shpejtë e NBA. 37-vjeçari, nuk dëshiron ta mbyll karrierën pa luajtur të paktën një herë me të birin.

lebron xhejms

Broni Xhejms momentalisht luan në kampionatet e gjimnazeve dhe nuk mund të jetë pjesë e NBA deri në 2024, sipas rregullave të reja të vendosura nga këta të fundit. Kjo do të thotë se LeBron do të duhet të pres të paktën deri në moshën 40-vjeçare nëse do të luaj më djalin e tij.

“Mbreti i parketit” nuk e ka fshehur kurrë se sa krenar është për fëmijët e tij, por me djalin e tij të madh ka një lidhje tjetër për sa i përket basketbollit. Për shkak të moshës së LeBron nuk është e sigurt nëse ai do të mund të luaj së bashku me Broni, por performancat e fundit që ka dhënë 37-vjeçari thonë të kundërtën, duke e vendosur emrin e tij në listën për MVP.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"