“Dua të fitoj kampionatin me Fenerbahçen”, Muriqi: Ja liga që më përshtatet më shumë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2019 | 10:45

“Dua të fitoj kampionatin me Fenerbahçen”, Muriqi: Ja liga që më përshtatet më shumë

Vedat Muriqi po kalon një formë shumë të mirë në Turqi, duke qenë protagonist me klubin e Fenerbahçes.

vedat muriqii

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, ka dhënë një intervistë për “NTV Spor”, duke shprehur dëshirat e tij dhe bindjen se sezoni i shkuar i Fenerbahçes nuk do përsêritet më.

“Shtëpia ime tashmë është Fenerbahçeja. Ishte ëndrra ime e fëmijërisë që u bë realitet. Shpresoj që këtu të fitoj kampionatin. Kur ta realizojë këtë, qëllimi im është të luajë në një klub të madh europian”, shprehet Muriqi.

Më tej ai shton: “Premier Liga më përshtatet më shumë si Ligë, pasi ka luftë fizike dhe një nivel të lartë. Sezoni i kaluar për Fenerbahçen nuk do të ndodhë më dhe për këtë jemi të gjithë të vendosur.”

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"