“Dua të di projektin e presidentit Demi”, Mehmeti: Nuk e kam diskutuar të ardhmen e Alban Hoxhës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2022 | 23:09

“Dua të di projektin e presidentit Demi”, Mehmeti: Nuk e kam diskutuar të ardhmen e Alban Hoxhës

Dritan Mehmeti, trajneri i Partizanit, ka bërë të qartë se nuk ka ende një ide nëse do të jetë apo jo ai tekniku i të kuqve në edicionin e ardhshëm. Duke folur në “Sport News Plus” në “News 24”, ai foli për këtë sezon, por edhe për të ardhmen e tij.

mehmeti

“Nga mënyra se si nisi kampionati dhe duke pasur parasysh që skuadra e Partizanit dhe vetë presidenti për atë që financon, ai gjithmonë niset për të dalë kampion se është vetë klubi dhe investimi i tillë. Duke pasur parasysh dy fazat e para që nuk ishte ku duhej dhe me lëvizje e shumë lojtarë që ndryshuan në vetë, solli çekuilibrim të skuadrës. Dhe skuadra kur e kam marrë ka qenë goxha kritike, jo vetëm nga zona ku gjendej, por edhe statistikat duke pasur parasysh se në 15 javë kishte 18 pikë e kishte shënuar 15 gola e pësuar po kaq. Tregon që skuadra nuk ka qenë ku duhet, por kam gjetur një skuadër të rënduar psikologjikisht, shumë lojtarë të ardhur, trysnia për të dalë kampion, jam munduar të ngre vlerat e lojatarëve që të kuptojnë cc’do të thotë të përfaqësosh Partizanin dhe të ishin koshient për gjendjen. Me stafin kemi bërë një punë shumë të mirë se duke u nisur nga situata, kemi arritur objektivin minimal se me investimet që bën, Partizani e ka detyrim.

E ardhmja? Duke pasur parasysh që kam kohë të gjatë në klub dhe kam marrëdhënie korrekte me presidentin, do të ulem të flas me të se nuk e di çfarë objektivi ka dhe nuk e përcaktoj dot tani.

Komunikoj shpesh me presidentin, jo vetëm kur më uron për rezultate, por edhe kur nuk kemi pasur rezultate më ka dhënë suport. Është shumë pozitiv jo vetëm në aspektin e dhënies së moralit por edhe korrekt sa i përket mënyrës se si ndërton punën. Nuk është person që futet në pjesën teknike, mund ta kem takuar 3-4 herë që kur mora ekipin, kam pasur komunikime më shumë pas ndeshjes.

Pengu i sezonit është dhe më vjen keq se si u eliminuam në Kupë, jo nga 11 metërshat, por si interpretuam minutat e pjesës së parë. Kemi pasur 2-3 situata me Skukën e Zhunior se mund ta mbyllnim, por më vjen keq që se si e humbëm.

E ardhmja e Alban Hoxhës? Ai është portier që i ka dhënë goxha Partizanit dhe besoj se do të jetë e vështirë ndarja me Albanin, Nuk e kam diskutuar, nuk ka ikur kur ka qenë në kulmin e tij, por kjo varet te pjesa e Albanit bashkë me presidencën, nuk e kemi diskutuar”, tha Mehmeti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"