“Dua të bëjmë një tjetër fëmijë”, bashkëshortja i kthen përgjigje epike Lorik Canës pas propozimit: Mjaft, më ke…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2020 | 10:10

“Dua të bëjmë një tjetër fëmijë”, bashkëshortja i kthen përgjigje epike Lorik Canës pas propozimit: Mjaft, më ke…

Lorik Cana dhe bashkëshortja e tij Monika janë prindër të dy fëmijëve, djali Bojken dhe vajzës Enkeleida. Vogëlushja erdhi në jetë vetëm 10 muaj më parë dhe Monika dëshiron të bëjë sërish fëmijë.

Ish-kapiteni i Kombëtares i bëri një kërkesë speciale në një mesazh në Instagram, partneres së tij Monika ku i shkruan: “Dua të të bëj me një tjetër fëmijë, dalin shumë të bukur.”

Por bukuroshja italiane duket se nuk ka qenë dakort me propozimin e Lorikut.

“Jooooo, mjaft, më ke lodhur,”- iu përgjigj Monika.

Cana ndau mesazhet me bashkëshorten me ndjekësit e tij në InstaStory, duke kërkuar mendimin e tyre për këtë propozim.

“Fëmijë i 3-të. A duhet Monika të bëjë sërish fëmijë,”- pyeti Lorik Cana ndjekësit.

Nuk dihet ende vendimi që kanë marrë çifti për tu bërë sërish prindër.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"