“Dua ta mbyll karrierën te Prishtina”, Sabien Lilaj gjatë prezantimit: Kisha arritur akord me një klub në Shqipëri, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2020 | 17:14

“Dua ta mbyll karrierën te Prishtina”, Sabien Lilaj gjatë prezantimit: Kisha arritur akord me një klub në Shqipëri, por…

Sabien Lilaj u prezantua sot si lojtari më i ri i Prishtinës. Futbollisti korçar deklaroi në prezantimin me bardheblutë se zgjodhi Prishtinën për arsye familjare, ndërsa theksoi se dëshiron të mbyllë karrierën me ekipin që drejtohet nga Armend Dallku.
118658881_10159254225858538_1846380192803733255_n
Nga ana tjetër, Lilaj u shpreh se kishte arritur akord me një klub të Kategorisë Superiore, por u shpreh se vonesa e finalizimit e detyroi të gjente një ekip të ri.

Partizani kishte planifikuar marrjen e ish-futbollistit të Skënderbeut, por duket se vonesa e dhënies së përgjigjes përfundimtare të Gjykatës së Abritrazhit Sportiv (KAS) për zhbllokimin e merkatos të 16-herë kampionëve të Shqipërisë, prishi transferimin e Lilajt drejt “demave”.

Njoftimi i Prishtinës

 

Sabien Lilaj numri 88 i FC Prishtina
Shpresoj të mos e ndërroj edhe Prishtinën deri në fund të karrierës dhe të fitojë edhe te Prishtina ashtu siç kam fituar përpara.
“Për arsye familjare vendosa të lë Izraelin e të kthehem në Shqipëri. Kisha edhe një vit kontratë, meqenëse jam edhe me fëmijë të vogël, mendova se për familjen time ishte koha e duhur të kthehesha në shtëpi. Kisha rënë dakord me një ekip në Shqipëri, por për disa arsye u vonua finalizimi. Dhe erdhi oferta nga Prishtina.
Nuk kam shumë informata për futbollin e Kosovës. Dy herë kam qenë me Kombëtaren e Shqipërisë në Prishtinë, di që edhe si qytet edhe si kampionat po zhvillohet shumë.
Projekti i Prishtinës m’u duk serioz, janë optimist. Kështu që, përse jo. Një aventurë e re dhe një objektiv i ri. Synimet janë titulli dhe sa më larg në Evropë. Të bëjmë maksimumin që të arrijmë objektivat.
Këtu njoh kryetrajnerin Dallku dhe trajnerin Curri nga Kombëtarja dhe shumë njerëz tjerë nga Kosova, veçmas nga periudha Skënderbeu. Pak a shumë ndjehem si në shtëpi, pavarësisht se ka shumë gjëra për të njohur.

Gjithmonë kontratat i kam pasur afatgjate, te Skënderbeu kam qëndruar gjashtë vite dhe kam fituar pesë kampionate. Shpresoj të mos e ndërroj edhe Prishtinën deri në fund të karrierës dhe të fitojë edhe te Prishtina ashtu siç kam fituar përpara”

prezantimi

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"