“Dua ta mbyll karrierën te Bajerni”, Boateng: Dua ta fitoj sërish Ligën e Kampioneve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 21, 2020 | 14:29

“Dua ta mbyll karrierën te Bajerni”, Boateng: Dua ta fitoj sërish Ligën e Kampioneve

Prej 9 vitesh, Zherom Boateng mban veshur fanellën e Bajernit të Mynihut. Në këtë kohë ai ka fituar 8 herë kampionatin dhe një herë Champions-in. Por, 31- vjeçari është ende i uritur për më shumë. Këtë e tregoi në një intervistë për revistën e klubit gjerman, “51”.
jerome-boateng-bayern-munich-07112018_1n39zmurvsagz1tmcthfiuqk9q
Ishte ky kampionat i veçantë për ju, për vetë faktin se fituat, edhe pse nuk ishit në formën tuaj optimale?
Po, ky kampionat ishte nga më të veçantët në historinë e klubit dhe timen. Pata shumë vështirësi në fillim si pasojë e një dëmtimi. Edhe pse isha pjesë e skuadrës nuk u ndjeva shumë i përfshirë në garë, pasi është e vështirë të jesh kur nuk je aktiv në fushë. Në javët e fundit dashuria për lojën m’u rikthye sërish.

Ju konsumoni ushqime pa “gluten” dhe kryeni joga rregullisht, ishte kjo një pjesë e suksesit?
Kjo nuk është një gjë e re për mua. Kam 10 vite që kërkoj të bëj më të mirën për veten në mënyrë që të jap 100% në fushën e lojës. Unë e njoh shumë mirë trupin tim. E di çfarë më duhet dhe çfarë jo. Joga dhe stërvitjet neurofunksionale janë një pjesë e jetës sime.

Pandemia ka pasur edhe anë pozitive, keni pasur më shumë kohë për të menduar rreth jetesës apo jo?
Kisha shumë kohë për të menduar rreth mënyrës së jetesës. Si po jetoj? Çfarë më duhet të ndryshoj për të qenë më i mirë? Një njeri duhet t’i mendoj herë pas here këto gjëra dhe më pas të marrë vetë fatet e tij në dorë. Rezultatet në fushë kanë ardhur duke ndryshuar mënyrën e jetesës dhe stërvitjes. Ky është një fakt i pamohueshëm.

Keni qenë gjithmonë pjesë e fushatave sociale si ato politike, kundër racizmit, të refugjatëve… Çfarë roli luan një lojtar në këtë pjesë të jetës?
Përpara se të jemi lojtarë, jemi njerëz. Të gjithë kanë historitë e tyre në jetë dhe në profesion. Jetojmë në një realitet sa të bukur dhe të shëmtuar. Jam munduar të sensibilizoj dhe të ndihmoj njerëzit të cilët janë prekur nga këto gjëra, sa më shumë të jetë e mundur. Nuk mund të zhdukim racizmin në futboll me një shkundje të shkopit, por jam i bindur që në të ardhmen ky fenomen nuk do të ndodhë rëndom si tani. Njerëzit duhet ta kuptojnë që jemi një familje.
Boateng1-793x450
Pasi fituat kampionatin dhe Kupën e Gjermanisë, radhën e ka Champions-i?
Është një kompeticion në të cilin duam të bëjmë mirë. Shpresoj që të jemi në formë të mirë pas rikthimit në stërvitje dhe të tregojmë të njëjtën dëshirë për të fituar. E kam fituar Champions-in dhe e di çfarë emocioni është. Nuk mund ta përshkruash, do të jepja gjithçka për ta provuar edhe një herë tjetër. Jam i bindur që nëse luajmë si pas rinisjes së kampionatit, do të shkojmë shumë larg.

E shihni veten larg Bajernit?
Nuk e kam menduar kurrë një largim nga Mynihu. Bajerni është shtëpia ime. Dua të qëndroj sa më gjatë këtu, mundësisht të dal në pension në këtë skuadër. Këtu kam bërë histori dhe shpresoj që të vazhdoj ta bëj. Kam edhe 1 vit kontratë dhe shpresoj që të rinovoj sërish. Nuk kam folur ende me drejtuesit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"