“Dua ta heq nga Rusia, Roshin e kërkojnë në La Liga”, Aliaj zbulon prapaskenat: Ja kur do të zyrtarizohet Rrahmani te Napoli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 10, 2020 | 23:55

“Dua ta heq nga Rusia, Roshin e kërkojnë në La Liga”, Aliaj zbulon prapaskenat: Ja kur do të zyrtarizohet Rrahmani te Napoli

Ish-futbollisti i Kombëtares, Ardian Aliaj, është duke hedhur hapa tepër të suksesshme në karrierën e tij si menaxher futbollistësh.

Aliaj

43-vjeçari vlonjat, ka në menaxhim lojtarë tepër të talentuar, ky spikat mbrojtësi i Veronës, Amir Rrahmani, si dhe mesfushori i Kombëtares, Odise Roshi.

I pranishëm në turneun e bamirësisë të zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, Aliaj, në një prononcim pas ndeshjes për “Supersport”, zbuloi se në mesjave ish-futbollisti i Partizanit, Amir Rrahmani do të zyrtarizohet te Napoli, ndërkohë që deklaroi se po përpiqet që ta largojë Odise Roshin, nga Rusia, për t’u transferuar në një kampionat më cilësor. Spanja mund të jetë destinacioni i radhës për “raketën” kuqezi.

AMIR-rAHMANI

“Në mesjavë Rrahmani do të zyrtarizohet te Napoli, por do të transferohet në verë. Ka nënshkruar kontratë trevjeçare atje. Unë po mundohem me çdo kusht të heq Roshin nga Rusia.

Mund të them se ka interesim nga La Liga e Spanjës por klubi nuk ndodhet në momentin më të mirë për të mbyllur transferimin. Megjithatë interesimi është. Jam i bindur se Roshi ka shumë më shumë kualitet se Rusia prandaj po punoj ta largoj nga aty”, deklaroi Aliaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"