“Dua një skuadër të përulur”, Brdariç: 1-0 rezultat i rrezikshëm, është shpejt për të folur për titullin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2021 | 20:10

“Dua një skuadër të përulur”, Brdariç: 1-0 rezultat i rrezikshëm, është shpejt për të folur për titullin

Trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç, u shpreh tepër i lumtur për fitoren e arritur në transfertë ndaj Kukësit. Në prononcimin pas ndeshjes për “Gol pas Goli”, tekniku i skuadrës shkodrane deklaroi:

bandicam 2021-01-15 20-01-34-679

FITORJA- Dua t’i përgëzoj të gjithë. Një fitore e rëndësishme. Sa më shumë kalojnë ndeshjet, aq më të vështira bëhen fitoret.  Çdo skuadër të kundërvihet kur je në vendin e parë. Dua një skuadër me këmbë në tokë, dhe të përulur. Sot nuk bëmë gjithçka perfekte. Kishim edhe ne vështirësitë tonë. 1-0 është një rezultat i rrezikshëm, por në fund fare i gëzohem fitores që morëm.

MUNGESAT- E nisëm pak ngadalë. Nuk ishim shumë të durueshëm. Në pjesën e dytë, u kthyem në mënyrën tonë të zakonshëm. Patëm mundësi të shënonim golin e dytë. Unë jam i kënaqur, nuk ka si të mos jemi të gjithë të kënaqur me këtë fitore.

NDRYSHIMET NGA NDESHJA E PARË ME KUKËSIN- Kukësi është një skuadër shumë e mirë, me lojtarë shumë të mirë. Nuk kanë patur rezultate në ndeshjet e fundit. Di të luajë mirë futboll. Edhe në Laç bëri një ndeshje shumë të mirë. E analizuam ndeshjen e parë, për të analizuar gabimet. Në këtë ndeshje bëmë shumë më mirë se ndeshja në Shkodër. Edhe Kukësi do të kishte shanset e veta, gjithsesi jam i kënaqur me fitoren.

LEXIMI I SFIDËS DHE PIKA E DOBËT E KUKËSIT- Në folëm në pushimin e pjesës së parë. Kërkuam të zgjidhnim problemet tona. I zgjidhëm në një farë mënyrë. Kërkuam të gjenim problemet e kundërshtarit dhe ajo ishte rruga që na çoi te suksese.

ÇFARË I MUNGON VLLAZNISË PËR T’U SHPALLUR KAMPION? – Ka edhe 22 javë deri në fund. Është shpejt për të folur për titullin kampion. Ka shumë ndeshje. I lejojmë tifozët e Vllaznisë që të ëndërrojnë. Na pëlqen të sulmojmë gjatë gjithë kohës. Kjo është mënyra që na pëlqen të luajmë dhe deri tani ka rezultuar e suksesshme”, u shpreh Brdariç.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"