“Dua Ligën e Europës”, Solskajer: Trofeu në stolin e “Djajve” do ta linte pas tripletën si lojtar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 10, 2020 | 19:31

“Dua Ligën e Europës”, Solskajer: Trofeu në stolin e “Djajve” do ta linte pas tripletën si lojtar

Vjen shumë shpejt momenti i çerekfi naleve në Ligës e Europës sot në Këln, ku Mançester Junajtid do të tentojë të presë një biletë në gjysmëfinalet e këtij kompeticioni përballë Kopenhagenit. Danezët, që luajnë çerekfinalen e tyre të parë europiane në histori dhe të parën për një ekip danez prej vitit 1997, do të jenë të motivuar nga ndeshja e fundit mes këtyre dy ekipeve, kur ata mposhtën “Djajtë” 1-0 në shtëpi në nëntor 2006.

Solskjaer

Skuadra e Solbakenit shpreson që anglezët t’i nënvlerësojnë, edhe pse një gjë e tillë ka pak gjasa të ndodhë, sepse dy trajnerët norvegjezë e njohin shumë mirë njëri-tjetrin. Megjithatë,  lojtarët e Kopenhagenit nuk kanë asgjë për të humbur në ndeshjen më të rëndësishme të karrierës së tyre, ndërsa formati me tek ndeshje në një fushë neutrale, i shton shanset e tyre për një surprizë të mundshme. Solskjaer – “Unë kam luajtur me Solbakenin, ai është një shoku i mirë imi dhe kemi ruajtur kontaktet.

I uruam njëritjetrit fat përpara ndeshjes së fundit dhe thamë se shpresonim që të takoheshim në Gjermani. Ata e bënë detyrën e tyre, ne tonën, dhe tani jemi përballë. Ekipet e Stejl janë gjithnjë të mirorganizuara dhe të vështira. Ka lojtarë shumë të talentuar dhe me eksperiencë. Do të jetë një ndeshje e vështirë. Unë kam fituar tripletën me këtë skuadër, por nëse do të fitoj një trofe si menaxher, kjo do të ishte arritja më e madhe në karrierën time”, tha tekniku i “Djajve”.

solskjaer

Fituesi i sotëm do të përballet në gjysmëfinale me fituesin e çerekfinales UolvesSevija më 16 gusht, po në Këln. Finalja do të zhvillohet në të njëjtin stadium 5 ditë më vonë. Solbaken – “Junajtid janë favoritët e mëdhenj. Kanë shumë gjëra për t’u pasur frikë, sidomos kundërsulmin e tyre që kur ka ardhur në skuadër Bruno Fernandeshi. Por ne duhet të sigurohemi që të ndjekim planin tonë dhe të shohim se sa larg do të na çojë ai”, deklaroi trajneri norvegjez i Kopenhagenit përpara sfidës me Junajtid.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"