“Dua fitore ndaj Juventusit”, batuta e Kumanit: Grizman të japë përditë disa intervista

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2020 | 22:15

“Dua fitore ndaj Juventusit”, batuta e Kumanit: Grizman të japë përditë disa intervista

Ronald Kuman është shumë i kënaqur për ecurinë e skuadrës dhe nuk i kursen batutat për Antuan Grizmanin. Ai është pyetur për faktin se francezi po luan më mirë tani pas intervistës me Valdanon dhe trajneri holandez tha që mund të japë intervista përditë. Kuman vlerësoi maksimalisht lojtarët në repartin e avancuar dhe tha se këtë herë efektiviteti ishte i shkëlqyer dhe ekipi tregoi dëshirën dhe urinë për të fituar.

kUMAN

GRIZMAN – “Në sulm kemi shumë lojtarë dhe ata po rivalizojnë njëri-tjetrin. Kuptohet që kemi një grup futbollistësh të shkëlqyer dhe mund të lë pushim ndonjërin. Ata që luajtën, treguan se e meritojnë. Grizman është duke bërë mjaft mirë dhe nëse intervista ishte çlirimi i tij, atëherë le të japë çdo ditë dhe çdo javë”.

NDESHJA – “Luajtëm shumë mirë, shënuam gola të bukur dhe jam i kënaqur me pjesën e parë. E rëndësishme është që shkuam në fazën e ardhshme, por dua fitore edhe në ndeshjen e fundit kundër Juventusit. Do të ishte diçka historike, por fillimisht të mendojmë për ndeshjen në kampionat kundër Kadizit. Ndryshe nga herët e tjera, në këtë ndeshje kishim efektivitet dhe e zhbllokuam sfidën shumë shpejt. Ekipi është i uritur. Thjesht duhet ta tregojmë këtë gjë në fushën e lojës dhe në çdo duel tjetër”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"