“Droni në Beograd na lumturoi, serbët të thonë më fal e të vrasin pas shpine”, rrëfimi special i futbollistit të Kombëtares: Panuçi kishte karakter shumë të keq

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 1, 2020 | 0:09

“Droni në Beograd na lumturoi, serbët të thonë më fal e të vrasin pas shpine”, rrëfimi special i futbollistit të Kombëtares: Panuçi kishte karakter shumë të keq

Emir Lenjani është një ndër futbollistët më me eksperiencë në Kombëtaren shqiptare.  30-vjeçari debutoi me fanellën kuqezi në nëntorin e vitit 2013, teksa ka arritur të realizojë 3 gola në 32 ndeshje.

ermir-lenjani-albania_5iefmvxk3l531d1ewzcrdmx50-1536x864

Së fundmi Lenjani ka dhënë një rrëfim special për median kosovare “Telegrafi Sport”. Në këtë prononcim futbollisti i linjës së majtë, ka folur për ndeshjen e Kombëtares në Serbi, raportin me trajnerin Kristian Panuçi si dhe për situatën aktuale.

NDESHJA NË SERBI – Fanella e Kombëtares të jep ndjesi të veçantë kur e vesh, që fëmijë e kam dashur që ta vesh dhe ishte e papërshkrueshme Ka qenë shumë e nxehtë ajo transfertë. Kishim dhe ne atë sikletin tonë kur u futëm në fushë, por e kuptuam shpejt se ishim aty për të luftuar dhe për të mbrojtur fanellën e Shqipërisë.

1100098031_0_300_3000_1923_1000x541_80_0_0_c10f9851d69b94bdb749154dc1fe4ecc

Nuk e filluam edhe aq mirë ndeshjen edhe pse kishim disa provokime dhe vërshëllima, por kur filluam të marrim vetën, lojtarët serb nuk kishin të lëviznin dhe tifozët e tyre filluan të na provokojnë. Në momentin që u lëshua droni, nuk e kemi ditur në fillim se çfarë është, por më pas e kemi parë flamurin tonë dhe kemi shkuar menjëherë ta mbrojmë.

1413372131731_wps_12_epa04446862_A_brawl_betwe

Lojtarët serbë filluan të na sulmonin dhe, por ne e mbrojtëm flamurin nga ata që bënin veprime të egra dhe nuk dëshironin të lëshonim pe. Në tunel jemi goditur nga policia serbe, por ne kemi ruajtur gjakftohtësinë tonë dhe kemi shkuar në zhveshtore.

FALJA E IVANOVIÇ- Kur u futëm në dhomat e zhveshjes dhe po na gjuante edhe policia, erdhi kapiteni i Ivanovic dhe tha: “Më falni për çfarë ndodhi, a mundet të vini të luani prapë?” Po si mund t’i besosh një shkau, le të thotë më fal, por atyre nuk u beson dot, pasi të vret më shumë pas shpine.

RAPORTI ME PANUÇIN – Marrëdhëniet e mija me Panuçin nuk i kemi pasur më mira. Nuk e kam ditur në fillim se çfarë po ndodh. Dy vite kam kaluar nën urdhrat e Panuçit, kam heshtur, i kam ndihmuar bashkëlojtarët në mënyra të ndryshme, derisa për dy vite i ka luajtur dy ndeshje.

ErmirPanucci-780x439

Në darkë kur ishim të gjithë, nuk na linte as të bisedonim, disi ishim si nën regjim. Nuk kisha vetëm unë probleme me të, kishte shumë lojtarë të pakënaqur, por nuk e thonin. Panuçi kishte karakter shumë të keq, nga mëngjesi e deri në darkë të thoshte: “qepeni!”. Nuk e di se çfarë është një gjë e tillë, megjithëse kam respekt për të si lojtar. Kur u lënduan disa futbollistë ai më bëri ftesën, mirëpo unë e refuzova dhe i thash se kështu nuk mund të sillesh me lojtarët që kanë kontribuar shumë për Shqipërinë.

SITUATA AKTUALE TE SION- “Jam duke bërë ushtrime personale me një planprogram të bërë nga klubi,derisa po shpresojmë që të rikthehemi të luajë më shpejtë, tash sidomos kur jemi kthyer në klub, pasi u larguam shkaku i krizës dhe tifozët e mirëpritën një vendim të tillë.

lenjani

Nëse do vazhdonte sezoni dhe po të kisha më shumë sukses, do të kisha arritur të shënoja një shifër dyshifrore, por edhe që trajneri më ka futur më shumë si mbrojtës i majtë dhe vështirë se do mund të shënoja më shumë gola. Jam aktualisht lojtari i vetëm që luaj te SIoni në disa pozita si mbrojtësi, mesfushor dhe sulmues i majtë, pasi trajneri dhe bashkëlojtarët na besojnë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"