Drogba: Mbape për “Topin e Artë”, Manxukiç fenomen i kroatëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2018 | 16:13

Drogba: Mbape për “Topin e Artë”, Manxukiç fenomen i kroatëve

Didie Drogba prej kohësh është një admirues i deklaruar i Kilië Mbapesë. Sipas ish-kapitenit të Bregut të Fildishtë, ylli i “Gjelave” i ka të gjitha karakteristikat e nevojshme për t’u vlerësuar me “Topin e Artë”.

Drogba

“Ai është ende shumë i ri, por e njoh prej kohësh. Ka disa vite që e ndjek dhe njëkohësisht njoh edhe disa nga njerëzit që e kanë ndihmuar në rritjen e tij futbollistike. Jam shumë i lumtur për mënyrën sesi po luan dhe mendoj se nëse do të vazhdojë me këtë ritëm, nuk mund ta ndalojë dot askush të shpallet si lojtari më i mirë dhe të fitojë ‘Topin e Artë'”, deklaroi Drogba për “BeIn Sports”

. Gjatë se njëjtës interviste, afrikani analizoi edhe ndeshjen e sotme. Sipas tij, Franca është disi me e avantazhuar për fitoren e Kupës së Botës. “Janë më të çlodhur dhe kanë disa elementë cilësore që mund të bëjnë diferencën. Kroacia ka gjithashtu futbollistë shumë të mirë, ku do të veçoja Mario Manxukiçin. Sipas meje, ai është fenomeni i vërtetë në gjirin e kroatëve”, tha Drogba.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"