Dritë në fund të tunelit/ Sulmuesin shqiptar që dikur vlente 50 milionë e duan në… Bundesligë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 3, 2023 | 20:50

Dritë në fund të tunelit/ Sulmuesin shqiptar që dikur vlente 50 milionë e duan në… Bundesligë

Dritë në fund të tunelit për sulmuesin shqiptar të Kosovës, Donis Avdijaj. Pritshmëritë për të kanë qenë shumë të larta, madje dikur iu vendosë klauzolë 50 milionë euro, kur ishte pjesë e Shalkes, ndërkohë që së fundmi ishte pjesë e Harbergut në Austri.

06FE7167-0BBE-435F-99FC-45CCE0893DCE

Avdijaj kërkon të rikthehet më i fortë se kurrë, teksa sipas “Sky Sport”-it të Austrisë, sulmuesi shqiptar i Kosovës, po planifikon rikthimin në futbollin gjerman, 3 skuadra të interesuara për të, Verder Bremeni në Bundesligë dhe Hertha e St. Pauli që do të garojnë në Bundesliga 2. 

b4ecd42644703bb0dcaebf3e5ce5b20d8297e49c

“Në Gjermani jetohet për futboll për shkak të profesionalizmit dhe tifozëve. Nuk ka gjë më të mirë sesa të jesh lojtar i ndonjë klubi në atë shtet”, ka deklaruar Avdijaj. 

Sulmuesi u huazua te Hartbergu në vitin e kaluar, teksa ka kontratë me Zyrihun deri në vitin 2025, ndërsa klauzola e lirimit të tij tashmë është 450 mijë euro. 

Donis Avdijaj ka qenë prej lojtarëve vendimtar te skuadra e Hartbergut, që siguroi mbijetesën në elitën e futbollit të Austrisë. Me Hartbergun, Avdijaj në Bundesligën austriake shënoi gjashtë gola dhe dhuroi pesë asistime në 15-të ndeshje. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"