Dritë në fund të tunelit për Elbasanin, fiton ndaj Pogradecit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2016 | 16:15

Dritë në fund të tunelit për Elbasanin, fiton ndaj Pogradecit

Elbasani ka bërë kthesën e shumëpritur dhe në ndeshjen e prapambetur nga faza e parë ndaj Pogradecit, ka arritur që të largohet nga fundi i klasifikimit të Grupit B të Kategorisë së Parë.

elbasani pogradeci 2-1

Në takimin që u luajt sot në “Elbasan Arena”, i shtyrë për t’u bërë vend ndeshjes së Kombëtares ndaj Izraelit në këtë impiant, dy skuadrat dhuruan shumë rivalitet. Vendasit kërkonin të bënin kthesën për të ndalur serinë e gjatë pa fitore dhe për t’iu larguar vendit të fundit në klasifikim, ndërsa “liqenorët” kanë synime të qarta për t’iu bashkuar grupit të ekipeve që janë vënë në ndjekje të Lushnjës kryesuese.

Një penallti e minutës së 45, e kontestuar gjatë nga miqtë pasi portieri Lamellari kishte kapur topin para kontaktit me sulmuesin e Pogradecit, ndryshoi fytyrën e ndeshjes. Pavarësisht protestave, arbitri nuk ndryshoi vendimin, ndërsa Toçi realizoi nga pika e bardhë duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij.

elbasani pogradeci

Në fillimin e fraksionit të dytë të lojës, Topllari vendosi baraspeshën në shifra, kur regjistrohej minuta e 50 e takimit. Por ishte përsëri Toçi ai që zgjidhi problemet e Elbasanit me një goditje dënimi perfekte nga distanca, duke i siguruar skuadrës 3 pikë që e largojnë nga zona e ftohtë e klasifikimit.

Elbasani-Pogradeci 2-1

45’ (p), 79, Toçi / 50’ Topllari

Renditja Grupi B

Lushnja 23 pikë, Tomori 17, Bylis 13, Shkumbini 12, Apolonia 10, Pogradeci 10, Dinamo 10, Elbasani 9, Turbina 8, Sopoti 8.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"