“Dritë në fund të tunelit”, Elbasani luan fatin e sezonit në 3 ndeshjet e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 10, 2020 | 22:30

“Dritë në fund të tunelit”, Elbasani luan fatin e sezonit në 3 ndeshjet e fundit

Humbja në Lushnje komplikoi akoma më shumë pozitat e Elbasanit në klasifikim. Verdheblutë nuk përfituan dot as nga ndalesa e rivalëve, për të rikuperuar ndonjë pikë të vlefshme, që mund t’i shërbente për të shpresuar te mbijetesa.

32446419_1815696132070884_687799936841940992_n

Edhe këtë sezon, skuadra po tregon se me ekipet që luajnë për Superioren, nuk mund të bëjnë dot asgjë. Mungesa kualiteteve i penalizon ndjeshëm me të mëdhatë.

Lajmi i “mirë” për verdheblutë, nëse mund të quhet kështu, është fakti se verdhejeshilët ishin pretendentët e fundit me të cilët do të ndeshen këtë sezon, pasi të gjitha sfidat e mbetura do t’i kenë me rivalët e tyre të drejtpërdrejtë, sa i përket qëndrimit. Tri përballjet e ardhshme janë me tri rivalët direkt për mbijetesën, më pas starton faza tjetër pas ndarjes së grupeve.

Pra, verdheblutë u mundën nga Lushnja, por me këtë ndeshje, hoqën “qafe” ekipet që janë më lart se ata dhe tani do të luajnë vetëm me rivalët e tyre. Të paktën në letër nuk do të kenë më ekipe që të kenë diferencë me ta dhe gjithçka sa i përket mbijetesës, e kanë në dorën e tyre.

VLADIMIR MEMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"