Dritë në fund të tunelit edhe për Kabashin, arrin të firmosë në Serinë C

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2017 | 21:23

Dritë në fund të tunelit edhe për Kabashin, arrin të firmosë në Serinë C

Elvis Kabashi më në fund ka gjetur skuadër. Ndonëse pas fillimit të edicionit futbollistik, mesfushori shqiptar ka arritur të gjejë një akord me Viterbezen në Serinë C italiane (ish-Lega Pro), për të vazhduar aty karrierën e tij.

elvis kabashi

Mesfushori, i cili refuzoi disa vite më parë Shqipërinë pasi nënshkroi kontratë me Juventusin dhe mendonte se do të luante me Italinë, ishte lënë futbollist i lirë në qershor, pasi bardhezinjtë nuk kishin ndër mend që të zgjasnin marrëveshjen me të duke parë se rrallëherë kishte përmbushur pritshmërinë pas adoleshencës edhe pse ishte huazuar në klube të ndryshme.

kabashi

Sikur të mos mjaftonte kjo, një aksident automobilistik kua ai shkaktoi tre të plagosur, komplikoi më shumë situatën e futbollistit që u vu në kërkim të një kontrate të re si lojtar i lirë. Më sa duket, ai ka arritur të bindë trajnerin e Viterbezes, Valerio Bertoto, i cili ka dhënë miratimin që klubi italian të nënshkruante një kontratë dyvjeçare me futbollistin shqiptar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"