Drita surprizohet nga Llapi, Trepça fitore me goleadë. Njihuni me rezultatet e Superligës së Kosovës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2018 | 18:09

Drita surprizohet nga Llapi, Trepça fitore me goleadë. Njihuni me rezultatet e Superligës së Kosovës

Janë luajtur një pjesë e ndeshjeve të Javës së Katërt të Superligës së Kosovës e cila na ka rezervuar edhe rezultate surprizë. Skuadra e Llapit ka arritur që të marrë një fitore të bujshme në Gjilan përballë skuadrës së Dritës. Ekipi nga Podujeva fitoi me rezultatin 2-1.

41572305-298084084317683-7687637820822781952-n_1536767264-9795963

Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë me Fiton Hajdarin ndërsa vendasit barazuan përkohësisht me Bujar Shabanin. Në fund për të vulosur rezultatin e takimit ka menduar Festim Alidema me një gol të shënuar në minutën e 75-të.

Ndërkohë fitore ka pasur edhe për skuadrën e Feronikelit e cila këtë sezon arrin të marrë fitoren e parë të cilën nuk e vuri për asnjë moment në diskutim. Ndërkohë më poshtë ndiqni rezultatet e ndeshjeve të ditës së sotme për Superligën e Kosovës.

Rezultatet: 

Drita – KF Llapi 1-2

Ferizaj – KF Feronikeli 0-2

Falmurtari – Liria 3-1

Kek-U – Trepça 89 1-5

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"