Drita përfundon aventurën Europiane, kampionët e Kosovës eliminohen nga Legia e Varshavës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2020 | 22:46

Drita përfundon aventurën Europiane, kampionët e Kosovës eliminohen nga Legia e Varshavës

Ka përfunduar këtu ëndrra e Dritës së Gjilanit, në Ligën e Europës. Kampionët e Kosovës, u mposhtën në raundin e tretë të këtij kompeticioni nga polakët e Legias së Varshavës me rezultatin 2-0.

Drita e Gjilanit

Dy golat në pjesën e parë nga Uzolek dhe Pekhart i siguruar triumfin vendasve, që e shohin veten në “Play-Off”-in e Ligës së Europës. Pavarësisht humbjes, vlen të theksohet fakti se gjilanasit bënë një paraqitje dinjitoze edhe pse luanin në transfertë dhe përballë kishin një kundërshtar me nivel si Legia e Varshavës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"