Drita mëson kundërshtarin e radhës, ja me kë përballet në rast se kalon Legian e Varshavës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2020 | 14:20

Drita mëson kundërshtarin e radhës, ja me kë përballet në rast se kalon Legian e Varshavës

Kampionia e Kosovës, Drita ka mësuar sot kundërshtarin e radhës  në rast kualifikimi në “play off” ndaj Legias së Varshavës.

Dritaa-696x363

Kosovarët do të përballen me azerët e Karabak në rast kualifikimi. Një short i vështirë, por si fillim Drita ka një ndeshje akoma më të vështirë në raundin e 3-të kualifikues, teksa përballen me skuadrën e madhe polake, Legia Varshavë.

Drita dëshiron të vazhdojë ëndrrën në Ligën e Europës dhe për këtë arsye do të kërkojë të bëjë surprizën.

Legia Varshvë/ Drita vs Karabak më 1 tetor

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"