Drita konfrimon krizën në Kosovë, vjen humbja e katërt radhazi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2018 | 19:09

Drita konfrimon krizën në Kosovë, vjen humbja e katërt radhazi

Ekipi kampion i Dritës në Kosovë, ka marrë humbjen e katërt radhazi në Superligë, duke konfirmuar krizën. Në ndeshjen e javës së pestë, edhe pas tërheqjes së trajnerit Bekim Isufi, ekipi gjilanas u mund me rezultatin 4-0 nga Feronikeli.

screenshot-15_1537029446-3906519

Të gjithë golat nga skuadra e Feronikelit u shënuan në pjesën e dytë, kur skuadra e Dritës mbeti me 9 futbollistë, pasi për shkak të përjashtimit të Bujar Shabanit, në minutën e 38-të me karton të kuq dhe më pas përjashtimit të Viktor Kukës, në minutën e 58-të pas dy kartonëve të verdhë.

Dy gola u shënuan nga Hoti, në minutat 62 dhe 87, ndërkohë që dopietë shënoi edhe Rexha, me golat në minutat 77 dhe 90.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër, edhe ekipi i Gjilanit pësoi humbje në shtëpi, me shifrat 1-3, ndaj Ballkanit. Miqtë kaluan në epërsi në minutën e 16-të, me gol të Visar Berishës, ndërkohë që shifrat u barazuan në të 28-tën, me golin e Vilfor Hysës.

Megjithatë, gjashtë minuta më vonë skuadra nga Suhareka e riktheu epërsinë me golin e Jetmir Topallit me gjuajtje me kokë. Ndërkaq, fitoren e Ballkanit e konfirmoi Egzon Shabani, në minutën e 73-të, kur shënoi me gjuajtje nga distanca.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"