Drita kërkon kualifikimin në raundin e parë të Champions-it, por më pas e presin kundërshtarë të frikshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2020 | 10:48

Drita kërkon kualifikimin në raundin e parë të Champions-it, por më pas e presin kundërshtarë të frikshëm

Pasi fitoi një ditë më parë ndaj Inter Eskaldes, kampiones së Andorrës, skuadra kosovare e Dritës do të kërkojë të kalojë në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampioneve. Megjithatë për ta arritur këtë, si fillim duhet të mposhtin kampionët e Irlandës së Veriut, Linfieldin.

dRITA Vucaj

Nëse kampionia e Kosovës ia del të triumfojë edhe në ndeshjen e radhës, atëherë shorti do i rezervojë Dritës një kundërshtar të madh.

Sëlltiku i Skocisë, Legian e Varshavës së Polonisë dhe Ferencvaroshi i Hungarisë, janë 3 skuadrat që mund të ndeshen me Dritën. Një nga skuadrat që përmenden më sipër do të përballen me skuadrën kosovare, për të cilën do të jetë shumë e vështirë në rast kalimi në raundin kualifikues.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"