Drita kampione e Kosovës, i bëjnë nder rivalët e përjetshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 22, 2020 | 19:05

Drita kampione e Kosovës, i bëjnë nder rivalët e përjetshëm

Drita ëshë kampionia më e re e Kosovës. “Intelektualët” siguruan matematikisht titullin një javë para përfundimit të sezonit pasi rivalët direkt për titull Gjilani dhe Ballkani u ndalën në barazim 2-2.
109901871_1160346987683131_6324535538734617269_n
Ndeshja nisi me gol për Gjilanin, ndëra në pjesën e dytë, Ballkani përmbysi rezultatin. Kur dukej se gjithçka do të mbyllej me fitoren e “Xhebrailave”, Gjilani vulosi paqen mes skuadrave me gol në minutën e pestë shtesë.

Ky është titulli kampion i tretë në histori për Dritën. Ironia është se “Intelektualët” u ndihmuan nga rivalët e përjetshëm Gjilani. Javën e kaluar, ekipi i Gentian Mezanit mposhti Dritën në shtëpinë e këtyre të fundit me rezultatin 0-2.

Rezultatet takimeve të tjera janë si më poshtë: 

Dukagjini-Vushtrria 2-1

Feronikeli-Trepça ’89 1-2

Llapi-Ferizaj 2-1

Prishtina-Flamurtair 3-0

renditja kosove

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"