Drita humbi ndaj Malmos, ja mesazhi emocionues i tifogrupit “Intelektualët”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2018 | 18:28

Drita humbi ndaj Malmos, ja mesazhi emocionues i tifogrupit “Intelektualët”

Tifo grupi “Intelektualët” e skuadrës së Dritës së Kosovës është shumë i famshëm për parullat e goditura që ata nxjerrin gjatë ndeshjeve të ekipit të tyre. Parulla më e fundit ka qenë “Në kujtim të brezave që u ndaluan dhunshëm të luajnë futboll në stadiumet e tyre”.

37107915_10216869958080999_2985374940737306624_n

Kjo parullë u nxor kur Drita po luante ndeshjen e saj të vlefshme për Ligën e Kampionëve përballë Malmos. Bashkë me parullën e tyre u bashkangjit një koreografi e lojtarëve të Dritës duke luajtur në baltë.

36980731_10216869957240978_7222470412871925760_n

Kjo sjell në mëndje masakrat e Millosheviçit i cili i përndoqi lojtarët shqiptar vetëm e vetëm se ata luanin futboll.

37042533_10216869957760991_1700983525127225344_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"