Drita e Shpëtim Duros në super formë, vjen fitorja e pestë radhazi në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 30, 2018 | 15:53

Drita e Shpëtim Duros në super formë, vjen fitorja e pestë radhazi në kampionat

Kapionët në fuqi të Dritës, po kalojnë një super formë, që pas emërimit të trajnerit shqiptar, Shpëtim Duro. Skuadra nga Gjilani siguroi fitoren e 5-të radhazi në kampion duke mposhtur Flamurtarin e Prishtinës me rezultatin 0-1.

flamurtari-drita-750x430

Goli i Krasniqit në minutën e 25-të i dha fitoren skuadrës së Duros, që e sheh veten në vendin e 4-t, pas startit skandaloz. Kampionët në fuqi kanë siguruar 22 pikë në 13 javë kampionat. Sfida tjetër mes Lirisë dhe Ferizajt të zhvilluar ditën e sotme, përfundoi me rezultatin e barabartë 0-0.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"