Drita dhe Feronikeli e mbyllin në paqe, Prishtina shkatërron Llapin. Ja rezultatet dhe renditja në Superligën kosovare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2019 | 16:37

Drita dhe Feronikeli e mbyllin në paqe, Prishtina shkatërron Llapin. Ja rezultatet dhe renditja në Superligën kosovare

Janë luajtur ditën e sotme dy ndeshjet e vlefshme për javën e 15-të, në Ipko-Superligën e Kosovës.DRITA

Prishtina ka shkatërruar me rezultatin 4-1 Llapin, në transfertë në një ndeshje që u dominua nga miqtë nga fillimi deri në fund. Për Prishtinën shënuan Armend Thaçi, Ahmet Jonuzi, Endrit Krasniqi dhe Ahmet Haliti. Ndërsa golin e vetëm për Llapin e  shënoi Kastriot Selmani në minutën e 75’. Pas kësaj ndeshje Prishtina renditet në vendin e 4-t me 27 pikë, ndërsa Llapi renditet një vend më poshtë me 24 pikë.

Ndërkohë Feronikeli dhe Drita kanë ndarë pikët, teksa nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 0-0. Në këtë mënyrë me pikën e marrë Drita shkon në kuotën e 28 pikëve dhe renditët në vendin e 3-të, ndërsa Feronikeli renditet në vendin e 6-të ,me 23 pikë.

kos

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"