Drita befasohet në shtëpi, Llapi fitore e rëndësishme në transfertë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2018 | 15:31

Drita befasohet në shtëpi, Llapi fitore e rëndësishme në transfertë

Kanë përfunduar 3 takimet e sotme për sa i përket javës së 14-të të kampionatit kosovar të futbollit.

drita (1)

Kështu Trepça 89’ dhe Gjilani kanë barazuar 1-1 në takimin e luajtur së bashku. Fillimisht kanë kaluar miqtë në avantazh me Hysën në minutën e 25-të dhe më pas në të 76-tën Manaj ka barazuar rezultatin.

Ndërkohë në takimin Ferizaj-Llapi ka mjaftuar një gol i Kelmendit në të 82-tën për miqtë për të zgjidhur rezultatin e takimit në 0-1. Me këtë fitore Llapi ruan vendin e 3-të të klasifikimit, ndërsa Ferizaj ngelet e parafundit në renditje.

Takimi i tretë i javës ka qenë ai mes Dritës dhe Lirisë. Kampionët kanë humbur në shtëpi me një gol të minutës së 90-të nga Fetahaj. Drita mbetet në vendin e 4-t të renditjes pas 14 javëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"