Dridhet Vllaznia, klubet e Kategorisë Superiore kërkojnë t’i “rrëmbejnë” yllin e skuadrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 9, 2018 | 14:12

Dridhet Vllaznia, klubet e Kategorisë Superiore kërkojnë t’i “rrëmbejnë” yllin e skuadrës

Silvio Rodrigues Perreira Xhunior po kthehet tashmë në një nga lojtarë më decizivë të Vllaznisë. Por, me sa duket, ai tani po shqetëson në njëfarë mënyre edhe drejtuesit e klubit kuqeblu. Paraqitja e tij po i kënaq shumë ata, pasi në çdo takim shënon gola dhe disa prej tyre edhe mjaft decizivë, por nga ana tjetër në drejtim të lojtarit mësohet se ka nisur të ndihet edhe interesimi nga ana e skuadrave të Superiores dhe po ashtu edhe jashtë Shqipërisë.

xhunior

Kanë qenë shumë të shpeshta ofertat për lojtarët e huaj që janë zbuluar nga Vllaznia dhe më pas kanë qenë skuadrat e tjera vendëse që kanë marrë shërbimet e tyre. Kjo për më tepër mund të vështirësonte punën për ta mbajtur këtë lojtar, pasi Vllaznia ndodhet në një kategori më poshtë dhe një gjë e tillë mund të vështirësonte edhe në aspektin financiar që të mbajë një lojtar me vlera.

LIKA – Gjithsesi, vetë tekniku Lika i pyetur për një gjë të tillë pas takimit me Veleçikun është shprehur se: “Unë mendoj se braziliani shfrytëzoi mirë një kombinacion të Hajdarit me Bilalin nga e djathta, ndërsa Xhunior tregoi se është një lojtar i mirë dhe shfrytëzon mirë këto raste. Për Xhunior edhe mund të ketë oferta në janar. Por, ai ka një kontratë me klubin tonë. Ndërsa, ne kërkojmë edhe lojtarë më të mirë.

Nuk kemi pse ta lëshojmë. Ne do të kërkojmë që të forcohemi edhe më tepër e jo të lëshojmë lojtarët tonë më të mirë”. Pavarësisht kësaj që shprehet Lika, drejtuesit duhet që të bëjnë të mundur që të mbajnë këtë lojtar në mënyrë që të krijojnë një bosht edhe për të ardhmen.

lika

Tani Xhunior është jo vetëm një kënaqësi për stafin kqueblu, por edhe një çështje, pasi deri në janar në drejtim të tij mund të vijnë disa oferta. Ai ishte një prej tre të huajve që u afrua te skuadra shkodrane gjatë merkatos së verës dhe po rezulton një zgjedhje e duhur. Ndërkaq, kampionati do të ndërpritet për dy javë dhe Vllaznia do të ketë mundësi që të stërvitet për sfidën e radhës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"