“Dridhet” Tirana përpara derbit me Partizanin, lideri i kampionëve të Shqipërisë është me temperaturë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2022 | 14:33

“Dridhet” Tirana përpara derbit me Partizanin, lideri i kampionëve të Shqipërisë është me temperaturë

Redon Xhixha nuk ishte i pranishëm në stërvitjen e djeshme të Tiranës.

REDON XHIXHA

Sulmuesi i Tiranës nuk ndihej mirë, ndërsa stafi menjëherë kontrolloi gjendjen e tij shëndetësore.

Rezultoi që kishte temperaturë dhe menjëherë mjekët e dërguan sulmuesin në shtëpi me Tedi Maqellarën, i cili i dha një listë me këshilla golashënuesit më të mirë të Superiores.

Për sa i përket pjesës tjetër të ekipit, gjithçka ka qenë në rregull, ndërsa Shehi kërkon nga skuadra përqendrim. Tirana pritet të jetë e plotë në këtë derbi të parë sezonal.

Bardheblutë, me në krye Shehin, kanë një rekord pozitiv në derbi. Prej pesë ndeshjesh nuk njohin humbje dhe nuk munden prej një sfide në kampionatin e para dy viteve.

Trajneri i Tiranës shpreson që me të kuqtë të ketë skuadrën të plotë dhe të luajë me gjithë më të mirët.

Tirana në këto pesë javë të para ka grumbulluar tetë pikë, duke pasur dy fitore, dy barazime dhe një humbje.

Prova e vërtetë e skuadrës së Shehit është Partizani. Nëse fitojnë me të kuqtë ata janë pretendentë për titullin kampion.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"