“Dridhet” Tirana, Ngo dhe Kobina përfundojnë në rrjetën e skuadrës polake

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2020 | 8:24

“Dridhet” Tirana, Ngo dhe Kobina përfundojnë në rrjetën e skuadrës polake

Të gjithë presin nga Tirana që të afrojë lojtarë, por në fokusin e menaxherëve dje kanë qenë Majkëll Ngo dhe Uinful Kobina. Të dy janë pëlqyer nga disa menaxherë, por fjalët më të mira duket se i kanë drejtuesit e Korona Kielces. 

Tirana miqesore

Mediat polake zbulonin dje se trajneri dhe një nga drejtuesit kishte pikasur dyshen Ngo-Kobina dhe nuk është çudi që të ketë ndonjë interesim më të thellë nga ana e klubit mik. Tirana normalisht që të dy lojtarët i ka titullarë, por nuk do të habitej askush nëse pas një oferte të mirë të lëshonte një prej të huajve në ekip.

Ngo është golashënuesi i dytë i skuadrës pas Edon Hasanit. Anglezi ka shënuar katër gola në Superiore, por këtë pjesë të dytë të kampionatit mund të jetë ai që do të luftojë për “këpucën e artë”.

Tirana

Edhe Kobina është një nga ata që ka bërë diferencën këtë fazë të parë, me dy gola dhe goditjen e madhe në derbin me Partizanin. Majkëll Ngo është në krye të lojtarëve me më shumë asiste këtë sezon. Anglezi ka dhënë gjashtë asiste, duke qenë një nga më të suksesshmit, ndërkohë që vitin e shkuar ishte më i miri përgjatë gjithë kampionatit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"