Dridhet stoli i Setienit te Barcelona, të ardhmen e trajnerit e ka në dorë Napoli i Hysajt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2020 | 22:11

Dridhet stoli i Setienit te Barcelona, të ardhmen e trajnerit e ka në dorë Napoli i Hysajt

Pavarësisht faktit që nuk ka humbur asnjë ndeshje që nga rifillimi i La Ligës dhe nuk ka bërë paraqitje negative kundër Sevijes, Selta Vigos dhe Atletikos së Madridit, Kike Setien është në bankën e të akuzuarve. Erdhi te Barcelona për të sjellë impulse të reja dhe nuk ia doli. Humbi vendin e parë të klasifikimit dhe e sheh veten -1 pikë nga Reali i Madridit, por sot në mbrëmje kjo shifër mund të shkojë -4 dhe ëndrra për të fituar titullin kampion do të zbehet. Arsyet janë futbollistike dhe ekstrafutbollistike, për të cilat do të diskutohet në fundin e sezonit, por për momentin të gjitha shigjetat e kritikëve janë të drejtuara nga trajneri Setien.Quique-Setien

Për momentin vazhdon të mbahet dhe nuk e rrezikon shkarkimin, por pas çdo jave që kalon ai merr goditje të njëpasnjëshme dhe mund të ndryshojë situata. Nuk e ka besimin e futbollistëve, pavarësisht se të dielën të gjithë bënë një mbledhje ku folën hapur dhe ai e pranoi se mosmarrëveshjet duhet të mbeten jashtë dhe këtu duhet që të gjithë të japin më të mirën për fanellën. Kike Setien vendosi që të bënte “kurban” Antuan Grizmanin dhe kjo tregon se nuk është i qetë. Drejtuesit nga ana tjetër mendojnë se Setien ka bërë mirë dhe në publik i japin besim, por realisht e kanë kuptuar që zgjedhja e trajnerit pas Valverdes mund të ishte më e mirë.

Lajmi që Bartomeu i shkoi në shtëpi për ta mbështetur ka dalë pikërisht nga zyrat e klubit dhe atyre u intereson ta “shesin” në këtë mënyrë situatën. Problemi është që pas vendimit për të afruar Setienin dhe për të larguar Valverden fshihet Erik Abidal, një nga njerëzit më të afërt të presidentit Bartomeu.mesi setien

NË RREZIK – Problemi i radhës janë tifozët, të cilët filluan të mahniteshin nga fjalët dhe premtimet e tij, por që në realitet rezultuan boshe. Një humbje ndaj Vijarealit mund të rezultojë fatale sepse Barcelona do të humbasë trenin për në La Liga dhe do të mbetet në garë vetëm në Champions, ku ka ndeshjen e radhës e ka me Napolin e Hysajt dhe mund të jetë vendimtare për të ardhmen. Për të thënë të vërtetën, Setien nuk është në një situatë shumë të rrezikshme, por mund të kalojë në zonën e kuqe në rast të një humbjeje. Vetëm kualifikimi në Champions dhe zgjatja e këtij rrugëtimi mund të sjellin bonuse për trajnerin, por gjithçka mund të ndodhë deri në fund. Barcelona do të luajë kundër Napolit të Hysajt në Ligën e Kampionëve. Ndeshja e parë ka përfunduar në barazim 1-1 dhe gjithçka është e hapur.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"