Dridhet stoli i Reali, ja dy kandidatët për të zëvendësuar Zidanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2019 | 11:04

Dridhet stoli i Reali, ja dy kandidatët për të zëvendësuar Zidanin

Zinedin Zidan nuk e ka të ardhmen të sigurt në pankinën e Realit të Madridit. Pas debutimit të hidhur në Ligën e Kampionëve, ku skuadra e tij humbi 3- 0 nga PSG-ja, trajneri i “Los Blankos” është në rrezik shkarkimi.zidan murinjo

Emrat e parë që qarkullojnë si pasardhës të tij janë Zhoze Murinjo (i preferuar i presidentit Perez), Masimiliano Alegri, por edhe Ksabi Alonso. U rikthye për të shpëtuar Realin në fundin e sezonit të kaluar, por edhe për të nisur një tjetër aventurë fituese në Madrid, por Zinedin Zidan nuk po i bind të gjithë.

Nisja në kampionat nuk ishte e duhura dhe humbja në Champions ka rënduar akoma më shumë situatën. Është e vërtetë që trajneri francez duhet t’i bënte llogaritë për këtë ndeshje me shumë lojtarë të dëmtuar, por është e vërtetë gjithashtu që Reali i Madridit ishte skuadra që shpenzoi më shumë në Europë për merkato.

Florentino Perez nuk është aspak i kënaqur dhe i ka kërkuar reagim të menjëhershëm, në të kundërt e pret shkarkimi. I pari në listën e dëshirave është Zhoze Murinjo, por nuk qëndron larg edhe Masimiliano Alegri. Portugezi në fakt e ka mohuar diçka të tillë në respekt të Zidanit, por sigurisht që do të ishte shumë i lumtur për të marrë sërish drejtimin e “galaktikëve”.

Max-Allegri-Jose-Mourinho-available-managers

Ish-trajneri i Juventusit gjithashtu po pret me padurim një telefonatë nga një skuadër e madhe për t’u rikthyer sërish në “pistë”, por nuk përjashtohen emrat e Raulit dhe Ksabit. Këta të fundit do të kishin kosto më të ulët dhe janë lehtësisht më të arritshëm në aspektin ekonomik. Megjithatë, Zinedin Zidan ka shansin për ta ndryshuar situatën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"