Dridhet stoli i Piolit, ja pasardhësit e mundshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2023 | 21:35

Dridhet stoli i Piolit, ja pasardhësit e mundshëm

Humbja me Sasuolon ka thelluar krizën e Milanit. Pavarësisht mbështetjes publike të Paolo Maldinit, ai që rrezikon më shumë në këtë rast është trajneri. Stefano Pioli mund të shkarkohet nëse nuk jep sinjale ringritjeje kundër Interit, e sidomos nëse skuadra turpërohet në Champions nga Totenhemi.

stefano-pioli

Në këto kushte, kanë nisur edhe sondazhet e para në lidhje me një pasardhës të mundshëm. Nga emrat e dalë në mediat në orët e fundit, spikasin profilet e Ançelotit, që vështirë se do të vijojë të qëndrojë në Madrid. Diskutim i ngjashëm për Jurgen Klopin, që gjithashtu duket në fund të aventurës së tij me Liverpulin.

Një tjetër pistë në përputhje me filozofinë kuqezi është ajo e Roberto de Zerbit. Aktualisht te Brajtoni në vendin e gjashtë të kampionatit anglez, tekniku italian mund të bëjë mrekullinë duke arritur zonën Champions. Kjo do të përjashtonte largimin e tij nga “Pulëbardhat”, ndaj ai që ka më shumë shanse, të paktën në këtë moment, duket Antonio Konte. Raporti i tij me Totenhemin do të mbyllet në verë, ndaj Milani mund t’i besojë deri në fund Piolit, e më pas të marrë ish-trajnerin e Juves e Interit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"