“Dridhet” Skënderbeu, shkodrani Pusi drejt largimit te skuadra e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 2, 2023 | 16:15

“Dridhet” Skënderbeu, shkodrani Pusi drejt largimit te skuadra e…

Skënderbeu mund të humbasë shkodranin Belajdi Pusi në merkaton e janarit. Këto janë raportimet e fundit që vijnë nga Kosova.

Pusi

Për 24-vjeçarin bëhet me dije se ka shfaqur interes skuadra e Ferizajt, që renditet në vendin e fundit në Superligën e Kosovës, me vetëm 13 pikë të grumbulluara. Për të shpëtuar skuadrën nga rënia, drejtuesit e Ferizajt, po mendojnë të afrojnë lojtarë cilësorë, teksa një ndër ta duket se do të jetë Pusi, i cili në të kaluarën ka qenë edhe pjesë e Vllaznisë.

Ndërkohë te Ferizaj deri tani janë transferuar Jasmin Meçinoviç dhe Çlirim Avdulli. Largimi i Pusit nga Skënderbeu, pritet të ndikojë për sa i përket cilësive në repartin ofesniv të korçarëve, pasi shkodrani ka qenë një ndër futbollistët më të rëndësishëm të Skënderbeut në këtë sezon dhe do të jetë e vështirë të zëvendësohet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"