“Dridhet” pankina e Simone Inzagit, ish-fituesi i Tripletës pranë stolit të Interit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2022 | 14:36


“Dridhet” pankina e Simone Inzagit, ish-fituesi i Tripletës pranë stolit të Interit

Me rikthimin e kampionatit pas pauzës së kombëtareve, pritej edhe reagimi i Interit që kërkonte me ngulm të kthehej te fitorja.

INZAGI

Roma rezultoi kundërshtar aq i vështirë sa ç’pritej duke përmbysur zikaltrit në “San Siro”, duke e bërë të pavlefshëm golin e Dimarkos në minutën e 30-të falë një koordinimi fantastik të Dibalës brenda zonës dhjetë minuta më vonë e falë një goditjeje të Smolling në pjesën e dytë.

Kështu, Kristjan Asllani nuk mundi të largohej me tri pikë në ndeshjen e tij të parë si titullar me zikaltrit, një ndeshje në të cilën skuadra e Inzagit pësoi të katërtën disfatë në kampionat.

Interi konfirmoi se nuk e ka gjetur ende kurën për “sindromën” e përmbysjeve që e ka karakterizuar në këtë fillim sezoni, duke qenë shumë larg pritshmërive dhe më keq akoma duke u distancuar edhe më shumë nga kreu dhe nga objektivi titull.

INZAGI – Në një situatë të tillë, padyshim që retë e zeza janë rikthyer për Simone Inzagin. Edhe pse u konfirmua dy javë më parë nga Stiven Zhang, shqetësimi dhe irritimi i dukshëm në fytyrën e presidentit të pranishëm në shkallët e “San Siro”-s, ishin sinjali më i mirë i asaj që po zien në kampin zikaltër.

Humbja me Romën i dha vazhdimësi pakënaqësisë së Zhangut ndaj trajnerit, e nisur që me konferencën për shtyp të Inzagit.

“Kudo ku shkoj unë, më ndjekin trofetë dhe paratë e pakësohen humbjet”, tha 46-vjeçari, fjalë që u morën si një sulm ndaj shoqërisë, sidomos në këtë situatë të vështirë financiare që klubi po kalon.

Nëse tri pikët mund të maskonin mërzitjen e numrit 1 zikaltër, ndalesa e radhës jo vetëm që i shtoi ato, por shërbeu edhe për t’u dhënë fund shanseve në dispozicion të Inzagit.

SOUZA

Zhang nuk ka ndër mend t’i lejojë të tjera hapa falsë Simones që i ka konsumuar të gjitha bonuset.

Klubit i është ofruar orët e fundit Paulo Souza, ish-lojtar i Interit dhe njohës i futbollit italian falë eksperiencës së tij te Fiorentina.

Stankovic 2

Portugezi aplikon të njëjtin modul loje, por nuk bind në Milano, ndërkohë që si gjithmonë në “pole” qëndron Dejan Stankjoviç, që i ka dhënë fund aventurës në drejtimin e Crvena Zvezdës.

Ish-mesfushori zikaltër është një figurë tejet e dashur në Apiano Xhentile, mbi të gjitha për personalitetin dhe në një moment kur Interi nuk mund të përballojë ekonomikisht asnjë prej emrave të lirë si Zidan, Tuhel apo Poçetino, “Deki” është kërcënuesi numër një i Inzagit.

Përgatiti: NISLI GJINI