Dridhet pankina e Montelës, ja teknikët e lirë që presin shkarkimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2017 | 19:18

Dridhet pankina e Montelës, ja teknikët e lirë që presin shkarkimin

Pas barazimit në ndeshjen e djeshme në Ligën e Evropës në “San Siro” kundër AEK-ut , pankina e Vinçenco Montelës është në dyshim të madh. Pas fjalëve të Marko Fasones dhe Masimo Mirabelit që i dolën në mbrojtje teknikut të “djallit” pas humbjes në derbi kundër Interit të dielën e shkuar, duke dekluaruar që Milani nuk po kërkon trajner tjetër.

Montela

Por në ditën e sotme sipas mediave të ndryshme sportive italiane, “shpëtimi” i vetëm i Montelës mbetet sfida e së dielës në kampionat kundër Xhenoas.

luis enrike

Ndërkohë mediat italiane kanë zbardhur një listë prej 9 teknikësh që janë aktualisht pa kontratë dhe Milani mund të jetë e gatshme t’i kontaktojë në rast dështimi përsëri në ndeshjen e ardhshme.

Anceloti

Ndër ta ka edhe emra “Big” të teknikëve si Karlo Ançeloti, Luis Enrike, Tomas Tuhel, Laurent Blank, gjithashtu edhe Marko Van Basten. Por nuk mbeten pas edhe teknike si Valter Maxarri, Paolo Sousa, Masimo Odo dhe Françesko Guidolin.

Blank

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"