Dridhet pankina e Dajës, Takaj takon Cungun në kryeqytet…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 16, 2017 | 11:54

Dridhet pankina e Dajës, Takaj takon Cungun në kryeqytet…

Diçka po lëviz! Ditën e djeshme ish-trajneri i Vllaznisë, Armando Cungu është kapur “mat” duke u takuar me presidentin e Skënderbeut Ardjan Takaj dhe me drejtues të tjerë të lartë të klubit korçar.

Cungu

“Sport Ekspres” raporton se takimi u bë në një nga lokalet e ish-bllokut, ku presidenti Takaj shoqërohej nga menaxheri Shkumbin Qormemeti si dhe disa drejtues të tjerë. Arsyet e takimit nuk dihen ende, por është një takim misterioz që ngreh shumë pikëpyetje.

IMG_20171101_172310-696x524

 

Ka disa zëra se klubi korçar është duke projektuar Armando Cungun si trajnerin e ri të Skënderbeut, por asgjë nuk është e konfirmuar për momentin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"