“Dridhet” Milani, Mançester Junajtid përgatit një sulm për yllin e kuqezinjve. I ofron kontratë 5-vjeçare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 29, 2020 | 23:46

“Dridhet” Milani, Mançester Junajtid përgatit një sulm për yllin e kuqezinjve. I ofron kontratë 5-vjeçare

Mançester Junajtid po përgatitet për një sulm për mesfushorin e Milanit, Hakan Çalhanoglu, dhe sipas “Gazzetta dello Sport”, pritet t’i ofrojnë turkut një kontratë 5- vjeçare.

calhanoglu.milan.bodoglimt.2020.2021.scatto.750x450

Fantazisti, të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit, është në bisedime me kuqezinjtë për rinovimin e kontratës, por negociatat kanë ngecur. Burimet e gazetës zbulojnë se Çalhanoglu ka mbetur i zhgënjyer nga oferta e fundit e “Djallit”, e cila është 2.8 milionë paund në sezon (3 milionë euro në vit) dhe situata nuk duket drejt zgjidhjes, duke tërhequr interesin e shumë klubeve në Europë që po e monitorojnë ish-talentin e Leverkusenit.

Donaruma dhe Calha

Ole Gunar Solskjaer kërkon prej kohësh një mesfushor me tipare sulmuese, megjithatë 20 herë kampionët e Anglisë duhet të vazhdojnë të punojnë për ta bindur 26-vjeçarin që të transferohet në Premier Ligë, sepse preferencë e tij e parë mbetet që të qëndrojë në “San Siro”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"