Dridhet Liverpuli, Gjermania i “shkel syrin”… Klopit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2020 | 23:51

Dridhet Liverpuli, Gjermania i “shkel syrin”… Klopit

 Liverpuli duhet të përballet me tentativat e Federatës Gjermane të Futbollit për të joshur Jyrgen Klopin që të ulet në stolin e kombëtares.

kLOP

Tekniku gjerman sapo ka rinovuar deri në vitin 2024 në “Anfield Road”, pasi i udhëhoqi ata drejt Champions-it të gjashtë sezonin e shkuar dhe këtë vit duket se do të prish mallkimin 30-vjeçar, duke fituar titullin e parë kampion për “Reds”-at. Por zërat e një rikthimi të ish-teknikut të Borusias së Dortmundit në Gjermani vazhdojnë ende të qarkullojnë, madje jo vetëm në Gjermani, por edhe në ishull. “

Mirror” raporton se DFB e ka vendosur atë në krye të listës së dëshirave për të zëvendësuar trajnerin e “Pancerave”, Joakim Lëv. Kontrata e Jogit me DFB-në skadon pas Botërorit Katar 2022 dhe Klop nuk e ka fshehur kurrë në të shkuarën dëshirën që një ditë të marrë drejtimin e përfaqësueses së vendit të tij.

klop 2

Megjithatë “Reds”-at do të përdorin të gjitha armët e tyre për ta mbajtur ende për shumë vite të tjera trajnerin e tyre që po i rikthen klubit lavdinë e dikurshme. Ata ëndërrojnë të kenë një trashëgimi të ngjashme me gjermanin, si klubet rivale të Mançester Junajtid dhe Arsenalit me Sër Aleks Fergusonin dhe Arsen Vengerin respektivisht.

ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"