Dridhet Laçi, Nuabueze mund ta mbyllë sezonin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2020 | 9:55

Dridhet Laçi, Nuabueze mund ta mbyllë sezonin

Laçi në “alarm” para rifillimit të kampionatit. Fati i keq ka përndjekur që të dy sulmuesit me pasaportë amerikane të kurbinasve. Bëhet fjalë për Kirian Nuabueze dhe Jomba Dembaki.

nUABUEZE

Edhe pse shqetësimet janë të ndryshme, Armando Cungu rrezikon që t’i bëjë llogaritë pa ta deri në mbyllje të këtij sezoni. I pari, edhe pse ka qenë i pranishëm në seancat e zhvilluara pas pandemisë, dje mungoi në fushë. Shkak është bërë një dëmtim i hershëm, që i ka dhënë sërish probleme.

Stafi mjekësor i druhet që rreziku më të madh, ndërsa kanë lajmëruar se autori i 17 golave për bardhezinjtë në Kategorinë Superiore mund të ketë nevojë për ndërhyrje. Dhe nëse do të detyrohet që të operohet, frika është që ta mbyllë këtu sezonin. E megjithatë, në ditët në vazhdim do të mësohet diçka më tepër për kryegoleadorin.

Ndryshe paraqitet situata me nigerianin Jomba Dembaki, i cili është në SHBA dhe ka të ngjarë të mos kthehet deri në fund të sezonit. Gjatë seancës së djeshme u stërvit veçmas Rudolf Turkaj. Mbrojtësi i linjës së majtë ka pësuar një dëmtim të lehtë në gjurin e djathtë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"