“Dridhet” Kukësi, Abazaj drejt largimit. Ja destinacioni i mundshëm i 23-vjeçarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 8, 2020 | 1:00

“Dridhet” Kukësi, Abazaj drejt largimit. Ja destinacioni i mundshëm i 23-vjeçarit

Kukësi rrezikon të humbasë një nga futbollistët më të mirë të gjysmës së parë të sezonit. Bëhet fjalë për Krital Abazaj, i cili luan si i aktivizuar te skuadra verilindore.

kristal abazaj

Mirëpo së fundmi, për shërbimet e futbollistit shqiptar, ka shfaqur interes edhe klubi belg i Eupenit, i cili i ka kërkuar Anderlehtit, klubit që disponon kartonin e Abazajt, huazimin e 23-vjeçarit për pjesën e mbetur të sezonit.

kristal abazajj

Lajmi bëhet i ditur nga media belge “voetballbelgie.be”, ndërkohë që gjasat janë të mëdha që Abazaj të rikthehet në kampionatin belg, për të treguar vlerat e tij. Kujtojmë që Eupeni militon në kampionatin elitar belg, teksa momentalisht ndodhet në vendin e 13-të.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"