“Dridhet” Konte, pas Alegrit del një tjetër kandidat për stolin e Interit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 3, 2020 | 22:50

“Dridhet” Konte, pas Alegrit del një tjetër kandidat për stolin e Interit

Në Itali po shtohen se zërat se Antonio Konte do të largohet nga Interi pas një sezoni. Deklaratat e tij të fundit pas mbylljes së sezonit treguan krisje mes teknikut zikaltër dhe klubit italian.
konte
Raportimet mediatike kanë nxjerrë në dritë dy emra që mund të pasojnë ish-trajnerin e Juventusit, Çelsit dhe Italisë në pankinën e Interit. “Tuttosport” dhe “Fcinterneës” bëjnë me dije se ish-trajneri i Totenhemit Mauricio Poketino konsiderohet si kandidat për të drejtuar Interin në sezonin e ri.
poketino
Fillimisht, u përmend emri i Masimiliano Alegrit, i cili mund të kontaktohet nga drejtori i klubit Xhuzepe Marota. Në anën tjetër, Poketino është shprehur i hapur për drejtuar klube të mëdha në Itali, Spanjë dhe Angli.

Antonio Konte mund të largohet në dakordësi me Interin, por e ardhmja e tij do të qartësohet njëherë e mirë në ditët e ardhshme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"