“Dridhet” Juventusi, Leonardo del hapur: I kemi paratë për Kristianon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2020 | 20:07

“Dridhet” Juventusi, Leonardo del hapur: I kemi paratë për Kristianon

Tuhel nuk është në rrezik shkarkimi, Nejmar dhe Mbape do të qëndrojnë ende, por mbi të gjitha PSG-ja është gati që të provojë të bëjë realitet edhe një ëndërr të madhe, siç është ajo e afrimit të Kristiano Ronaldos në skuadër, në fund të këtij sezoni.

leonardo

Ai që garanton për të gjitha këto është drejtori sportiv i kampionëve të Francës, Leonardo, i cili ka bërë një rezyme të planeve të skuadrës së emirit Naser Al-Khelaifi, duke iu përgjigjur pyetjeve të tifozëve.

RONALDO – “Është normale që emri i Kristianos të afrohet shpesh me atë të PSG-së, sepse PSG-ja është pjesë e atij rrethi të ngushtë klubesh që mund t’ia lejojnë vetes këtë futbollist në aspektin financiar dhe jo vetëm. Ndonëse situata ekonomike është e komplikuar për të gjithë, merkatoja e futbollistëve është një çështje mundësish që nuk duhet t’i lësh të të shpëtojnë. Prandaj, për Kristianon çdo gjë mund të ndodhë. Shpesh në jetë ndodhin gjëra të jashtëzakonshme, ndonëse merkatoja që lamë pas nuk ishte e tillë. Gjithsesi, në të ardhmen ku i dihet”, – bëri hyrjen e tij Leonardo.

ronaldo

TUHEL-NEJMAR-MBAPE – Ndërkohë, lidhur me temat e tjera të nxehta të aktualitetit në klub, numri dy i PSG-së nënvizon. “Mund të jetë e vërtetë që me trajnerin Tuhel kam pasur divergjenca në lidhje me merkaton, por është edhe më tepër e vërtetë se nuk kemi menduar kurrë që ai të shkarkohet dhe do qëndrojë gjatë me ne. Nejmar e Mbape drejt skadencës? Kemi nisur bisedimet me të dy sulmuesit tanë.

Por e ardhmja e kësaj skuadre do të ndërtohet rreth Nejmarit e Mbapesë dhe PSG-ja është gati që t’i mbajë ende gjatë, pasi siç e thashë edhe më parë, nuk na mungon asgjë në aspektin ekonomik dhe në vizioni për të ardhmen e këtij klubi”, përfundoi Leonardo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"