Dridhet Barcelona, Mançester Siti takon menaxherët e Lionel Mesit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 22, 2017 | 10:07

Dridhet Barcelona, Mançester Siti takon menaxherët e Lionel Mesit

Zërat e një transferimi të mundshëm të Lionel Mesit në “Etihad” kanë marrë një tjetër jehonë pas lajmit që zbuloi “Canal +” dhe “Eurosport” se Mançester Siti është gati që t’i paguajë klauzolën e prishjes së kontratës me Barcelonën (300 milionë euro).

mesi

Sipas “Daily Record”, ëndrra e Pep Guardiolës për t’u ribashkuar me argjentinasin nuk mbetet thjesht një dëshirë, por është kanalizuar edhe në rrugë zyrtare dhe javën e shkuar ka pasur një takim mes zyrtarëve të “qytetarëve” dhe menaxherëve të “Pleshtit”.

Sulmuesi ka arritur marrëveshjen në parim për rinovimin e kontratës në “Camp Nou” deri në vitin 2021 me opsionin e shtyrjes edhe për një tjetër sezon dhe të dy klubet i kanë mohuar zërat e një transferimi të mundshëm. Por blerja e Nejmarit nga PSG-ja duket se ka nisur garën mes sheikëve.

Mesi alo

BARÇA MOHON – Ndërkaq, drejtori sportiv i Barcelonës, Robert Fernandez, ka dashur të sigurojë se është thjesht çështje kohe përpara se Lionel Mesi të nënshkruajë një kontratë të re me katalanasit. Mesi pranoi rinovimin e kontratës deri në vitin 2021 gjatë muajit të kaluar, por mungon ende zyrtarizimi, pasi nuk është hedhur firma.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"