“Dridhesha kur takova Zidanin për herë të parë”, Rodrigo: Nuk e kisha të vështirë të përshtatesha te Reali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 10, 2019 | 19:13

“Dridhesha kur takova Zidanin për herë të parë”, Rodrigo: Nuk e kisha të vështirë të përshtatesha te Reali

Rodrigo kaloi në verë nga brazilianët e Santos te gjigandët spanjollë të Real Madridit, ku po tregon paraqitje shumë të mira.rodrigo

Sulmuesi 18-vjeçar ka shënuar disa gola në kampionat, si dhe 3 në Ligën e Kampionëve, duke treguar kështu se është përshtatur mjaft mirë te madrilenët.

Së fundmi lojtari ka dhënë një intervistë, ku ka treguar për takimin e parë me Zidanin dhe përshtatjen te Reali: “Kur u takova me Zidanin fillova të dridhem. Kam parë videot e tij kur ishte lojtar, dhe tashmë ai është trajneri im. Është e papërshkrueshme, unë isha i kënaqur që e takova, por isha shumë nervoz në ato momente.

Jam shumë i lumtur për mënyrën se si kam filluar te Reali. Nuk mund të shkonte më mirë se kaq. Gjërat kanë ndryshuar më shpejt nga sa e prisja unë dhe shpresoj që të vazhdoj me këtë fortë. Unë nuk e kisha shumë të vështirë të përshtatesha, pasi këtu ka shumë brazilianë dhe më kanë mbështetur. Unë e dua Madridin.”, u shpreh Rodrigo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"