“Dridhesha, as pas golit të dytë nuk isha i qetë”, Gasperini tregon emocionet e kualifikimit historik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2019 | 18:04

“Dridhesha, as pas golit të dytë nuk isha i qetë”, Gasperini tregon emocionet e kualifikimit historik

Pak fjalë, por me një punë madhështore pas saj, prandaj gjithçka ishte e merituar, edhe pse deri në vërshëllimën finale, Xhanpiero Gasperini, trajneri i Atalantës, nuk arrinte t’i besonte kësaj arritjeje: 

Gasperini5

“Dridhesha i gjithi dhe nëse doni ta dini, as pas golit të dytë në minutën e 80-të nuk i besoja kualifikimit tonë. Ishte gjithçka shumë e bukur, gjithçka madhështore dhe ky sukses është për të gjithë Bergamon, jo vetëm për skuadrën.

Gasperini

Pas barazimit me Mançester Sitin dhe pikës sonë të parë pas katër ndeshjesh, shihnin se sido që të ishte, duhej të luftonim për Ligën e Europës, por pas asaj fitoreje të madhe me Dinamon e Zagrebit, oreksi na u shtua, skuadra u rrit dhe nisi të besonte, deri në fund, si kjo në Ukrainë. E merituam, djemtë e mi ishin fantastikë dhe meritojmë të festojmë të gjithë”, tha “Gasp”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"