Drenica e Devollit pa frena në merkato, arrin akordin me ish-sulmuesin e Teutës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 7, 2021 | 13:26

Drenica e Devollit pa frena në merkato, arrin akordin me ish-sulmuesin e Teutës

Pas zyrtarizimit të mesfushorit Behar Ramadani, Drenica e trajnerit Bledar Devolli, duket se nuk do të ketë të ndalur në merkato.

drenica-2-696x490 (1)

Mediat kosovare bëjnë me dije se kuqezinjtë janë pranë akordit me ish-sulmuesin e Teutës, Dardan Rogova. 30-vjeçari i cili së fundmi ka qenë pjesë e Vëllaznimit, pritet që në orët e ardhshme ti bashkohet Drenicës.

118614045_3508015432584292_1972390275228102388_n-730x440 (2)

Për sa i përket karrierës së sulmuesit kosovar, Rogova, numëron 21 ndeshje në Kategorinë Superiore shqiptare, ku realizoi edhe 1 gol. Gjithashtu futbollisti veç Teutës ka qenë pjesë edhe e Tomorit në Shqipëri. Bëhet fjalë për sezonet 2010-2012.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"