Drejtuesit karikojnë Erzenin, futbollistët premtojnë kthesën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2023 | 11:27

Drejtuesit karikojnë Erzenin, futbollistët premtojnë kthesën

Erzeni pret sot Laçin në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, teksa do të luhet në 16:00.

Collage Maker-23-Feb-2023-10.47-AM

Edhe pse tifozët patën ankesa për orarin (kërkuan që të bëhej më vonë), duke qenë se e premtja është një ditë zyrtare pune, sërish mbështetësit shijakas pritet të jenë të shumtë në stadium në mbështetje të skuadrës. Humbja ndaj Partizanit ka shkundur ekipin, teksa të besuarit e Xhevahir Kapllanit kanë premtuar kthesën ndaj Laçit.

“Panorama Sport” mëson se drejtuesit e klubit kanë zhvilluar së fundmi një takim me futbollistët dhe stafin, me idenë për t’i motivuar në prag të ndeshjes me Laçin. Lojtarët janë të karikuar për të dhënë maksimumin e tyre në këtë takim, ndërsa kanë ndierë edhe mbështetjen e madhe të tifozëve, pavarësisht se vijnë nga një humbje e pastër. Rikthimi i mbrojtësve Nehar Sadiki dhe Ardit Iljazi i jep më shumë siguri skuadrës, për më tepër që gati për këtë takim do të jetë edhe mesfushori Adnard Mehmeti, i cili ka shlyer pezullimin për kartonë. Në ndeshjet e dy fazave të para, secili ekip ka nga një fitore me shifrat 1-0. Të dyja skuadrat vijnë pas rezultateve negative dhe kjo e bën edhe më delikat këtë takim, por në kampin shijakas janë optimistë se do të rikthehen te fitorja për të qenë sa më larg zonës së ftohtë.

RONALD FAJA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"