Drejtuesit e Teutës: Magani nuk ikën, do ketë analizë të hënën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 28, 2017 | 22:41

Drejtuesit e Teutës: Magani nuk ikën, do ketë analizë të hënën

Në një prononcim për “Panorama Sport”, zëvendës presidenti i Teutës, Ardian Bardhi, foli për situatën brenda klubit durrsak, pas furtunës që krijoi dorëheqja LIVE e Gugash Maganit, pas humbjes me Lushnjën.

Magani

“Në mënyrë kategorike nuk e pranojmë dorëheqjen e Maganit. Ne kemi një projekt dhe do të vazhdojmë me atë pa diskutim. Nuk na vjen aspak mirë që humbëm por trajneri qëndron. Lojtarët problematik? Të hënën kemi analizë me ekipin dhe aty do diskutojmë gjithçka. Kaq mund të them për momentin pasi siç e shikoni është një situatë e ndërlikuar”, reagoi zëvendës presidenti i Teutës, Ardian Bardhi.

Pavarësisht se në ambientin durrsak flitet për përjashtime ndaj lojtarëve, pritet që klubi të mos i marrë këto masa pasi është vetëm fillimi i kampionatit.

Drilon Xhepollari

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"